Nga Vendi
17 September 2020
Deputetët me 92 vota miratojnë nevojën për ndryshime në Ligjin për arsim fillor në Maqedoni

Në seancën e sotme kuvendare deputetët me 92 vota pro miratuan nevojën për ndryshime në Ligjin për arsim fillorë.

Në kushte të rrethanave të jashtëzakonshme, viti shkollor mund të fillojë dhe të mbarojë në kohë të ndryshme, për të cilën duhet të vendos Qeveria, parashikojnë ndryshimet dhe plotësimet e ligjeve për arsimin fillor dhe të mesëm, në procedurë të shkurtuar.

 

Rrethana të jashtëzakonshme, në ligje, potencohen shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme, shpallje e epidemisë, dmth pandemi, zjarre, përmbytje ose katastrofa të tjera të mëdha natyrore.

Me këto ndryshime në ligjet për arsimin fillor dhe të mesëm, të propozuara nga Qeveria, parashikohet që në rrethana të jashtëzakonshme viti shkollor mund të fillojë dhe të mbarojë në kohë të ndryshme siç vendoset nga Qeveria, dhe vendimi i Qeverisë mund të zbatohet në të gjithë territorin e republikës ose të një pjese të saj.



Të ndryshme
Më shumë
Nga Shkëndija e Tetovës te Kombëtarja Shqiptare: Cake bën ëndrrën realitet13 October 2025
Vizitë historike në Çashkë, Presidenti i Shqipërisë mesazh afërsie për shqiptarët e trevës26 February 2026
Mickoski: Tragjedia në Koçan mbetet plagë e thellë në kujtesën e shtetit14 March 2026