Nga Vendi
19 September 2020
Osmani: Shpreh keqardhjen për memorandumin bullgar, kemi linjat e kuqe në mbrojtje të interesave kombëtare

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani në konferencën e sotme duke komentuar Memorandumin e Bullgarisë drejt BE-së tha se do të mbrojë fuqishëm interesat kombëtar dhe shtetërorë.

“Besoni, kemi strategji, e dimë çfarë bëjmë. Kemi linjat e kuqe në mbrojtje të interesave kombëtarë dhe shtetërorë dhe fuqishëm qëndroj në mbrojtje të këtyre intersave”, pohoi mes tjerash Osmani.

Osmani tha se ndjen keqardhje pasi Bullgaria siç tha ai ka devijuar nga marrëveshja për Fqinjësi të Mirë.

“Më duhet të shpreh keqardhjen për memorandumin bullgar, pasi devijon nga Marrëveshja për Fqinjësisë të Mirë, ku thuhet se se Bullgaria do të mbështesë vendin drejt integrimit në BE”, theksoi mes tjerash Osmani.



Të ndryshme
Më shumë
LSDM: Në fund të mandatit do të kemi 20.000 denarë pagë minimale dhe 34.000 denarë pagë mesatare30 August 2020
Nuk mund të kalohet në pikën kufitare “Jazhincë”, nuk punon pala kosovare26 June 2020
Historia e veçantë e Hanifes: Pa ushtarin e UÇK’së në TV dhe u dashurua me të 7 July 2021