Nga Vendi
19 September 2020
GRUBI: Modernizimi i spitalit obstetrik-ginekologjik në Çair, fillim i fuqishëm i Qeverisë

Përfundimi i projektit për gazifikimin e Spitalit Obstetrik Gjinekologjik “Nënë Tereza” në Çair është një start fantastik i Qeverisë së re. Kështu u shpreh në fjalimin e tij zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet bashkësive Artan Grubi gjatë përurimit dhe lëshimit në funksion të këtij projekti të realizuar.

“Jam i lumtur që jam sot këtu pasi që ky përurim sot është një start fantastik i Qeverisë së re, po japim kontribut për një jetë më cilësore atje ku në fakt nis jeta, kështu që urime për të gjithë ju për projektin e realizuar dhe në veçanti në lagjen time Çair, përgëzojë Komunën e Çairit, falënderoj kontributin e Ministrisë së Shëndetësisë, Ministrisë së Ambientit Jetësor dhe gjithë atyre që kontribuuan për këtë”, deklaroi Grubi.



Të ndryshme
Më shumë
Kosova ofron kapacitetet e FSK-së për tejkalimin e tragjedisë në Tetovë 9 September 2021
Miratimi i Ligjit për Përfaqësim të Drejtë shënon hap historik për barazinë në institucione 8 April 2026
Shkup: Humb jetën fëmija 2-vjeçar i plagosur nga plumbi qorr në natën e Vitit të Ri 2 January 2026