Nga Vendi
13 October 2020
Qeveria vendos: Maskat të obligueshme në ambiente të hapura

Qeveria merr vendim: maskat bëhen të obligueshme në ambiente të hapura, transport publik dhe institucione publike. Organi ekzekutiv në mbledhjen e sotme gjithashtu ka vendosur për kufizimin e grumbullimeve pas orës 22, përkatësisht në vende publike dhe parqe ndalohet grumbullimi i më shumë se 4 personave.

Masë tjetër e marrë nga Qeveria është gjithashtu kufizimi i grumbullimeve në ahengje familjare, respektivisht nuk lejohet gostia e më shumë se 4 personave të tjerë në një adresë tjetër nga ajo e vendbanimit të personit.

 

Në objektet gastronomike nuk ka kufizime të reja, por rekomandohet respektimi rigoroz i masave mbrojtëse: dezinfektimi i hapësirave, distanca mes mysafirëve dhe shërbyesve dhe mbajtja e maskave.

Rishikimi i vendimit për kthimin e PCR testit negativ për shtetasit e Kosovës, Bosnjës, Malit të Zi dhe Serbisë nuk është diskutua, por është apeluar që udhëtimet jashtë vendit të behën vetëm nëse janë të domosdoshme.

Qeveria pritet të njoftojë për mënyrën e hyrjes së masave në fuqi.



Të ndryshme
Më shumë
Revolucion në teknologji, kompjuterët e kontrolluar nga drita premtojnë shpejtësi 100 herë më të lartë31 March 2026
Krenar Osmani i kundërpërgjigjet MEPSO-s: ‘Doni lojë?, lojë do të keni’10 August 2020
Në qendër të Shkupit rrëzohet makina për pastrim29 March 2021