Nga Vendi
18 October 2020
Grubi: Historia nuk guxon të mbaj peng të ardhmen

Integrimi i vendit tonë në Bashkimin Evropian (BE) është çështje e rëndësishme dhe strategjike për në dhe të gjitha partitë politike kanë dhënë mbështetjen e tyre për këtë proces, kështu deklaroi për “Koha”, zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë, Artan Grubi duke u përgjigjur për ftesën e liderit të OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski për takim liderësh.

Sipas tij edhe opozita duhet të mbështes këtë proces dhe jo ta ndërlikon për nevoja të politikës ditore.

“Me fqinjin tonë, Bullgarinë, kemi nevojë për më shumë dialog, më shumë kontakte, më shumë takime dhe më shumë miqësi në frymën e marrëveshjes për bashkëpunim dhe fqinjësi të mirë.

Historia nuk guxon të mbaj peng të ardhmen. Edhe opozita jonë duhet të mbështes këtë proces dhe jo ta ndërlikon për nevoja të politikës ditore.

Qytetarët tanë kanë bërë mjaftueshëm sakrifica si asnjë vend tjetër më herët dhe tërësisht meritojnë mbështetjen e të gjitha vendeve të BE-së për fillimin e negociatave”, deklaroi, Artan Grubi.



Të ndryshme
Më shumë
Sllatina nderon dëshmorin Burim Huseini 1 August 2020
Pranohet ankesa e ASH – AAA për një vendvotim në Dibër, të dielën do të rivotohet25 October 2021
Policia gjermane bastis shtëpitë e dy shqiptarëve, dyshohen si bashkëpunëtorë të sulmuesit të Vjenës 7 July 2021