Nga Vendi
18 October 2020
Drejt një izolimi të dytë, Maqedonia e Veriut voton të hënën vendosjen e orës policore

Në pritje të masave të reja të mundshme kufizuese nga e hëna, këtë fundjavë qytetarët nuk kanë kufizime në lëvizje.

Nëse trendi i rritjes së të infektuarve me Covid 19 vazhdon këtë fundjavë, Komisioni për Sëmundjet Infektive do t’i propozojë qeverisë masa të reja.

Komisioni për Sëmundjet Infektive, propozoi masa dhe kufizime të reja si shkurtimi i orëve të punës deri në orën 23:00, masa të reja për transportin publik.

Nga e hëna, Kuvendi do të votojë për masat e propozuara deri më tani, duke përfshirë mbajtjen e detyrueshme të maskave mbrojtëse edhe në hapësira të hapura.

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe theksoi se Ligji për Mbrojtjen nga Sëmundjet Infektive është tashmë në procedurën parlamentare dhe me një ndërhyrje të amendamenteve do të ketë mundësi që të ndërhyhet javën e ardhshme.

Ai theksoi se brenda një kohe të shkurtër ligji pritet të zbatohet në një procedurë të shkurtuar, në mënyrë që të miratojë masat e reja të propozuara nga Komisioni për Sëmundjet Infektive, në mënyrë që të mos përhapet edhe më koronavirusi.



Të ndryshme
Më shumë
Mucunski në Bruksel, takime kyçe për integrimin evropian të vendit22 March 2026
Adriana Lashes me mesazh për Apple: “Hidh Kosovën në hartë”27 July 2020
Të rinjtë në Maqedoninë e Veriut të ndarë rreth perspektivës evropiane të vendit10 November 2025