Nga Vendi
26 October 2020
Osmani: Bullgaria konteston emrin e shkurtër dhe gjuhën

Ministri i jashtëm i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani deklaroi sot se Republika e Bullgarisë po konteston emrin e shkurtër të vendit dhe gjuhën. Megjithatë ai shprehet optimist se Komisioni i historianëve dhe shkencëtarëve do të arrij të tejkalojnë dallimet.

“Republika e Bullgarisë ka kontestuar emrin e shkurtë të vendit dhe gjuhën. Janë kontestuar dy momente, emri i shkurt dhe gjuha. Ata kërkojnë kapitull të veçantë në raport për marrëdhëniet Bullgari-Maqedoni. Ne si politikë mund t’i krijojmë kushte komisionit, por janë ata të cilët duhet të gjejnë zgjidhje për çështjet e kontestuara historike. Platforma ku duhet të zgjidhen këto konteste është komisioni”, deklaroi Osmani.

Osmani gjithashtu u shpreh optimist se Republika e Maqedonisë së Veriut do të filloj negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian.



Të ndryshme
Më shumë
A do ta shpalos nesër Ali Ahmeti kandidatin për kryeministër?!23 June 2020
Komisioni për Sëmundje Infektive sot pritet të miratoj masa të reja kufizuese?!30 March 2021
Mbyllet vendkalimi kufitar “Niki” mes Greqisë dhe Maqedonisë22 July 2020