Nga Vendi
13 November 2020
“Monstra”, prokuroria kërkon paraburgim për Agim Ismailoviq dhe Fejzi Azirin

Prokuroria kërkon paraburgim për të akuzuarit në rastin “Monstra”, Agim Ismailoviq dhe Fejzi Aziri. Prokurorja Fatime Fetai ka nënvizuar se ka dyshime serioze se personat në fjalë mund të arratisen duke pas parasysh se gjykimi për “Monstrën” është kah fundi. Për Ismailoviqin ka pasur dyshime se mund të arratiset në Kosovë, derisa Fejzi Aziri edhe pse aktualisht është duke vuajtur dënim me burg, gjendet në repartin gjysmë të hapur dhe për këtë ekziston dyshimi se mund të arratiset. Prokurorja Fetai ka sqaruar se kërkon masa të këtillë, për shkak të dënimet të lartë, burg të përjetshëm.

Fejzi Aziri ka shtetësi edhe të Kosovës dhe është shumë e lehtë që të arratiset atje. Për Haki Azirin propozimi është që çdo ditë të paraqitet në gjykatë.



Të ndryshme
Më shumë
Debati për Bashkësinë e Komunave me shumicë serbe vazhdon në Kosovë22 March 2026
Shqipëri, 125 raste të reja dhe 1 humbje jete në 24 orët e fundit10 August 2020
Zyrtarët amerikanë nisen drejt Pakistanit për negociata me Iranin24 April 2026