Nga Vendi
13 November 2020
A do të ketë orë policore në Maqedoninë e Veriut?

Komisioni për Sëmundje Infektive nuk ka rekomanduar masa të reja shtesë kundër koronavirusit. Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në mbledhje me kryetarin e Komisionit për Sëmundje Infektive, Zharko Karaxhoski dhe në konsultim edhe me anëtarët e tjerë të Komisionit kanë ardhur në përfundim se nuk ka nevojë për masa të reja restriktive.

Nga ministria e Shëndetësisë thonë se për të shqyrtuar masa shtesë, Komisioni do të diskutojë të hënën, me qëllim që t’ju jepet kohë që të vërtetohet nëse masat që janë në fuqi do të japin rezultat.

Nga Komisioni për Sëmundje Infektive thonë se nëse është e nevojshme pas fundjavës do të propozojnë masa shtesë restriktive, siç është mbyllja e tërësishme e disa operatorëve ekonomik ose edhe kufizim të lëvizjes së lirë ose orë policore gjatëë natës, ditës ose edhe gjatë vikendit.



Të ndryshme
Më shumë
“Pa filtra e me 4 orë gjumë dukem bukur”, Albërije Hadërgjonaj sfidon komentet negative për pamjen e saj 4 August 2021
Non-paper-i për Protokollin me Bullgarinë hap dilema të reja për procesin eurointegrues12 April 2026
Mickoski: Ballkani Perëndimor nuk është më një dhomë pritjeje, por një rajon në zhvillim 1 July 2025