Nga Vendi
26 June 2020
Boki 13 padit funksionarë dhe ish funksionarë

Boki 13 në Prokurorinë e Shkupit ka ngritur padi penale për funksionarë të tanishëm dhe të mëhershëm. Avokati i tij nuk deshi t’i tregojë emrat e tyre, por vetëm veprat që kanë kryer.

Bëhet fjalë për vepra penale; mashtrim, zhvatje, deklarime të rrejshme, keqpërdorim të pozitës zyrtare, ndikim të kundërligjshëm si dhe kurim i pandërgjegjshëm. Avokatët e tij thonë se me ngritjen e këtyre padive nuk mund të ndikohet në rastet “Reket” dhe “Lidhja Ndërkombëtare”.

 

“Ngritja e padive penale me statusin e tij në atë rast nuk mund të ndryshohet. Apo thënë më ndryshe, nëse më pyesni, nëse me këto padi penale dëshiron ta lehtësojë statusin e tij në ato procese, përgjigja është jo”-tha Sasho Dukovski, avokat.

Boki 13 në shoqërim të policisë nga burgu i Shutkës u soll në Prokurorinë e Shkupit ku me orë të tëra i arsyetonte paditë e tij. Paditë penale Boki 13 i ngriti saktë një javë pasi mori 9 vjet burg për rastin “Reketi”. Pas shqiptimit të dënimit tha se paratë duhet të kërkohen te vëllezërit Zoran dhe Vice Zaevi. Javën e ardhshme fillon gjykimi i rastit “Lidhja Ndërkombëtare” ku Jovanovski si kryetar i Lidhjes është i akuzuar i parë për larje parash dhe mashtrim.



Të ndryshme
Më shumë
Reagon Alternativa: Nuk e përkrahim Bilall Kasamin në Tetovë!19 October 2021
Nusja nga Gostivari kërcënon se do ta kalle shtëpinë14 September 2021
Të shtëna me armë zjarri në Butel të Shkupit, plagoset një person23 November 2021