Nga Vendi
26 June 2020
Përmbyset traktori, humb jetën 53-vjeçari nga Gllogja e Tetovës

Një 53-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti me traktor në rajonin e Tetovës.

Sipas policisë ngjarja ka ndodhur dje pasdite në rrugën lokale në fshati Jelloshnik- Gllogji, kur traktori i tipit “IMT 539” me rimorkio të mbushur me dru është rrokullisur, ku si pasojë jetën ka humbur drejtuesi i mjetit, 53-vjeçari L.S. nga fshati Gllogji.

Ekipi i SPB-Tetovë dhe Prokuroria kanë kryer hetimet në vendngjarje pas çka, trupi i të ndjerit i është dorëzuar familjes.

 



Të ndryshme
Më shumë
Chelsea mposht Cityn dhe Liverpooli është kampion pas tri dekadash26 June 2020
Dje janë vaksinuar 17.427 persona në Maqedoni18 August 2021
Osmani: Rreshtimi me Amerikën në Bordin e Paqes forcon subjektivitetin dhe zërin ndërkombëtar të Kosovës29 January 2026