Nga Vendi
8 December 2020
Filipçe: Nuk do të ketë karantinë gjatë festave të fundvitit

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, konsideron se nuk duhet të vendoset orë policore apo karantinë e plotë gjatë festave të fundvitit, sipas tij, kjo nuk do të kishte efektin e dëshiruar mirëpo nuk përjashton restrikcione tjera për objektet hotelierike.

“Mendoj se ora policore dhe karantina nuk do të kishin efekt gjatë festave të fundvitit, për shkak se tashmë kemi masa të mira të cilat në qoftë se respektohen, do të japin efekt, dhe kjo tashmë shihet.

Ne kemi reduktuar faktorin e transmetimit të virusit dhe numrin e pacienëve në spitale, në raport me atë si ishte në fillim të muajit nëntor. Ndërsa orarin e punës në vendet ku mund të grumbullohen njerëz, për këtë do të diskutohet në mbledhje”, tha Filipçe.



Të ndryshme
Më shumë
Begaj vizitë njëditore në Ohër: Folëm për bashkëpunimin bilateral, rajonal dhe integrimin europian12 July 2025
Vrasjet që tronditën Brukselin: Kush është shqiptari i ekzekutuar pranë Parlamentit Evropian12 November 2026
Laert Vasili: Amerika të ndërhyjë menjëherë për ta rrëzuar këtë gjyq, që u bë njësoj si në kohën e Enver Hoxhës me dëshmitarë anonimë17 September 2026