Nga Vendi
8 December 2020
Tetovë: Gjoba prej 200 - 500 euro për shitjen dhe përdorimin e kapsollave

Në prag të festave të fundvitit SPB-Tetovë paralajmëron qytetarët për gjobat që parashikon Ligji për kundërvajtje në rast të përdorimit dhe shitjes së kapsollave dhe mjeteve tjera piroteknike.

“Shit-blerja dhe aktivizimi i kapsollave në vendet publike, në rrugë, në oborre, në hyrje të banesave paraqet shkelje ligjore,

për të cilën në bazë të nenin 31 nga Ligji për kundërvajtje është paraparë gjobë prej 200 deri në 500 euro në kundërvlerë të denarit”, njoftojnë nga Sektori për Punë të Brendshme-Tetovë

duke nënvizuar se policia gjatë këtij muaji ka shtuar kontrollet dhe aktivitetet e tjera, të ndërlidhura me parandalimin dhe pengimin e shitjes dhe përdorimit të kapsollave dhe mjeteve tjera piroteknike.



Të ndryshme
Më shumë
Kurti: Sapo të fillojë punën Kuvendi, do ta zgjedhim qeverinë e re 8 October 2025
“Nxehet” Bearti, e ofendon rëndë Tean pasi e përmendi në emision22 September 2021
Vajza e Michael Jackson tregon se vëmendja e paparacëve e çoi në halucinacione15 June 2021