Nga Vendi
10 December 2020
LAJMI FUNDIT/ 28 pacientë ndërruan jetë me Kovid-19, 929 raste të reja

Ministria e Shëndetësisë raportoi se nga gjithsej 2.758 teste për virusin korona gjatë 24 orëve të fundit, gjithsej 929 persona kanë rezultuar pozitiv, betejën me virusin e kanë humbur 28 persona ndërsa janë shëruar 1.068 pacientë, shkruan Portalb.mk.

Në 24 orët e fundit ndërruan jetë 28 pacientë me Kovid-19: 5 pacientë nga Shkupi (58, 75, 67, 78 dhe 22v), një nga Kumanova (69v), një nga Dibra (66v), 6 pacientë nga Prilepi (70, 77, 53, 56, 69 dhe 82v), 2 nga Struga (59 dhe 69v), një nga Velesi (66v), 3 nga Manastiri (76, 69 dhe 61v), një nga Kavadari (57v), një nga Gostivari (83v), një nga Radovishi (80v), një nga Krusheva (64v), një nga Koçani (65v), një nga Probishtipi (78v), dy pacientë nga Kratova (76 dhe 76v) dhe një pacient nga Kërçova (80v).

Rastet e reja:

Shkup-417, Kumanovë-40, Shtip-20, Prilep-47, Tetovë-46, Strugë-31, Veles-39, Manastir-46, Ohër-33, Kavadari-23, Gostivar-37, Gjevgjeli-11, Strumica-32, Kriva Pallanka-7, Radovish-2, Krusheva-1, Koçani-22, Probishtip-1, Demir Hisar-2, Makedonski Brod-1, Pehçeva-1, Berova-5, Vallandova-3, Vinica-4, Dellçeva-10, Kratova-1, Sveti Nikolla-10, Kërçovë-22, Resnjë-5, Negotinë-10.

Ndryshe, numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me Kovid-19 nga fillimi i pandemisë në Maqedoninë e Veriut është 70883, nga këta janë shëruar gjithsej 47364 ndërkaq 2051 prej tyre kanë humbur betejën me virusin, aktualisht ka 21469 raste aktive në vend. Prej fillimit të pandemisë në Maqedoninë e Veriut janë realizuar 356 963 testime.



Të ndryshme
Më shumë
Mbi 15 mijë maturantë iu nënshtruan provimit të parë shtetëror në gjuhën amtare31 May 2025
Biznesmeni masakron gruan, vret veten pas përleshjes me policinë (FOTO)15 May 2020
ASH: BDI-ja mashtroi se shkolla në Reçicë të vogël ka përfunduar 2 September 2021