Nga Vendi
18 February 2021
Arrihet marrëveshje për maturën shtetërore në Maqedoni, do të ketë dy provime eksterne dhe një intern

Kryeministri Zoran Zaev dhe kryetari i Unionit të Nxënësve të Shkollave të Mesme, Blendi Hodai njoftuan se kanë arritur të zgjidhin mosmarrëveshjet për organizimin e maturës shtetërore.

Sipas njoftimit nuk do të ketë provim ekstern dhe ajo do të kalojë në provim intern, ndërsa matura shtetërore në vend se më 29 maj, do të mbahet 5 qershor.

Kryeministri njoftoi se do të formohet grup të punës nga anëtarë të Byrosë së Arsimit dhe të Unionit të Nxënësve të Shkollave të Mesme për të definuar detajet.

Blendi Hodai nga UNSHM-ja njoftoi se matura shtetërore do të jetë me dy provime interne dhe dy eksterne, por provimi ekstern do të zbresë në rangun e provimit intern./Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
Mickoski: E drejta e opozitës është të kërkojë zgjedhje, por unë them se nuk na duhen në këtë moment26 October 2025
Një i vdekur nga Covid 19 në Tetovë10 September 2021
Ferdonije Çerkezi: Mëngjeset mbeten të rënda, dhimbja për të zhdukurit nuk shuhet27 April 2026