Nga Vendi
26 June 2020
Policia merr në pyetje Den Donçevin

Pas ftesës zyrtare ish drejtori i Fondit Shëndetësorë, Den Donçev është paraqitur sot polici. Arsye janë indikacionet e dala nga video incizimi i publikuar javën e kaluar, ku Donçev vërehet duke marrë një shumë parash dhe duke i futur në çantën e tij. Nuk dihet nëse Inspektorët e krimit të organizuar kanë zbardhur motivin dhe shumën e të hollave. Pas bisedës informative mësohet se Donçev është lënë i lirë dhe se për momentin ndaj tij nuk janë caktuar masa ligjore.  Tashmë disa ditë pretenduesit anonim për përfshirjen e Donçev në afera kriminale kanë vazhduar me publikimin e përgjimeve në Youtube. Pas kësaj, Ministria e Brendshme nisi hetimin për këtë rast. Paraprakisht Prokuroria për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit ishte deklaruar se nuk mund të veprojë mbi bazën e incizimeve jo të plota.  Pas publikimit të incizimeve dhe akuzave të opozitës duke e lidhur atë me rastin Dijamed, Donçev kishte deklaruar se incizimet janë të vjetra dhe shuma e parave i takon një çështje private për të cilën nuk ka dhënë hollësi. Donçev ishte drejtor i Fondit Shëndetësor nga gushti i vitit 2017 deri në maj të këtij viti. Më 5 maj ai dha dorëheqjen për siç kishte deklaruar arsye private dhe familjare./alsatM



Të ndryshme
Më shumë
LSDM: I rremë është koncepti i ri i OBRM-PDUKM-së dhe për këtë shkak do i pret disfatë e re nga qytetarë25 June 2021
“E vërteta ime ishte arma ime”: Dëshmi tronditëse nga rrethi i Jeffrey Epstein16 February 2026
Tayna demaskohet keq, nuk do ta besoni se këto janë linjat e saj trupore30 June 2021