Nga Vendi
1 March 2021
Sheqerinska: Të gjitha shtetet e NATO-s kanë mungesë të vaksinave

Duke u përgjigjur në pyetje, se si është e mundur që një shtet anëtar i NATO-s të mos ketë vaksina anti-Covid, ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska ka deklaruar se kjo nuk po ndodh vetëm me Maqedoninë e Veriut, po thuajse me të gjitha anëtarët e NATO-s.

“Të gjithë gjenden para sfidës se si të sigurojnë më shumë vaksina dhe më shpejtë”, tha Sheqerinska.

Ajo vlerëson se vaksina ka ndikim edhe në sigurinë e shteteve.

Ndryshe, dje Ministria e Shëndetësisë njoftoi se ka tërhequr paradhënien për blerjen e vaksinave kineze, por duke shtuar se marrëveshja nuk është anuluar./Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
Gjykata në Prizren cakton paraburgim për 23 të dyshuar për manipulim zgjedhor dhe ryshfet25 January 2026
Shpallen konkurset për bursa për nxënësit dhe studentët në Maqedoni 4 August 2021
Menduh Thaçi: Jam shumë i kënaqur që e pash shpërfytyrimin e Ziadin Selës18 October 2021