Nga Vendi
7 June 2021
Pas 1 viti numri i rasteve aktive me covid në Maqedoni bie ndër 1 mijë

Sipas të dhënave të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë numri i rasteve aktive me covid-19 në Maqedoni është vetëm 670.

Pas 1 viti që kur Maqedonia ka pasur raste 4 shifrore dje për herë të parë numri është ulur ndër 1 000, informon portali “tetova1”.

Konkretisht herën e fundit që numrat kanë qenë afër 1 000 rasteve aktive janë data 3 qershor 2020 me 742 raste aktive dhe 4 qershori 2020 – 843 raste.

Me datë 05 qershor 2020 numri i rasteve aktive është rritur në 1 009 dhe prej kësaj date deri dje me 06 qershor numri ka qene 4 dhe 5 shifror.

 

Numri më i lartë i rasteve aktive është shënuar me 05 dhjetor 2020 – 22 538 raste aktive informon portali “tetova1”.

Gjatë ditës së djeshme u regjistruan vetëm 10 të sapoinfektuar nga 2.825 testime.

Autoritetet shëndetësore theksojnë se vaksinimi po jep rezultate dhe apelojnë të respektohen masat për mbrojtje.

Në varësi nga numri i rasteve të reja, Komisioni për sëmundje ngjitëse do të sjellë vendime të reja për zbutje të masave restriktive.



Të ndryshme
Më shumë
Aksion policor në Shkup për trajtime mjekësore ilegale, nën hetim edhe dermatologë24 April 2026
Mickoski tregoi se sa herë është takuar me Ali Ahmetin11 August 2020
Dorëzohet Basha, PD rimerr simbolet dhe faqen zyrtare në Facebook 3 March 2026