Nga Vendi
9 June 2021
Qeveria e Maqedonisë së Veriut i përgjigjet Bidenit

Zëvendëskryeministri Ljupço Nikollovski është deklaruar në lidhje me vendimin e presidentit Joe Biden, që të gjithë personat që shkelin Marrëveshjen e Ohrit dhe të Prespës, të futen në listën e zezë të personave të padëshirueshëm nga Amerika.

Nikollovski ka deklaruar, se ky vendim i Bidenit është porosi për ata që bllokojnë proceset integruese të Maqedonisë së Veriut.“Qytetarët kanë vendosën të qëndrojnë prapa Marrëveshjes së Ohrit dhe Prespës dhe ato janë themelet e kësaj rruge të re, e kësaj shoqërie të re të transformuar, me marrëdhënie ndëretnike stabile, e orientuar drejt përparimit, integrimit dhe mendoj se kjo është porosi për të gjithë ata që i bllokojnë dhe duan t’i bllokojnë të gjitha proceset në shtet”, tha Nikollovski.

Ai ka deklaruar, se SHBA-të kanë mbështetur fort këto dy marrëveshje, dhe siç shtoi, jo rastësisht vjen ky vendim nga Biden.



Të ndryshme
Më shumë
Kushtëzonte të dashurën me para, në pr anga 28 vjeçari nga Gostivari29 August 2020
Mbrëmje vendimtare në Ligën e Konferencës, Drita dhe Shkëndija në kërkim të përmbysjes26 February 2026
“Babis transportonte drogë për kartelet, vrau gruan pasi ajo e zbuloi” 2 July 2021