Sport
27 June 2020
30 vite pritje – Liverpool shpallet kampion për herë të parë në Premierligë

Liverpool ka pranuar një dhuratë të madhe nga skuadra e Chelsea.

Rezultati pozitiv i Chelsea kundër Manchester City, ka bërë që Liverpool edhe matematikisht të jenë skuadra kampione në Premierligë.

Me 86 pikë pas 31 xhirove, Liverpool numëron tashmë 23 pikë më shumë sesa Manchester City që është në pozitën e dytë, kur kanë mbetur edhe shtatë xhiro për t’u luajtur.

Kështu si qëndron puna, Liverpool janë kampionët e Premierligës.

Ky titull është i pari pas 30 viteve pritje, dhe i pari në versionin e Premierligës. Kurse, në total, në historinë e futbollit anglez, Liverpool tani numëron titullin e 19-të të kampionit.

 

‘Reds’ së fundmi kanë fituar edhe Ligën e Kampionëve, por ky titull i Premierligës ka vlerën më të madhe për tifozët.

Pritja tashmë ka marrë fund. Liverpool janë kampionët. Por, për fatin e keq të tifozëve, festa ndoshta nuk do të organizohet, për shkak të pandemisë Covid-19.



Të ndryshme
Më shumë
Osmani: Presim zgjedhje parlamentare në pranverën e vitit 202710 September 2026
Ambasadorja Artemis Malo thekson rolin e diasporës shqiptare në Kanada dhe projektet për të rinjtë29 April 2026
Kosova voton: Pjesëmarrja deri në orën 15:00 mbi 28%28 December 2025