Nga Bota
15 June 2021
Del para gjykatës gruaja që vrau pesë fëmijët e saj kur kuptoi se burri kishte një të dashur

Një grua gjermane vrau 5 nga 6 fëmijët e saj për shkak se burri i saj kishte zënë të dashur të re.

28-vjeçarja Christiane K mbyti në vaskë fëmijët e moshës 1 deri në 8 vjeç, pasi i helmoi fillimisht mëngjesin që u kishte përgatitur. Ngjarja ndodhi në Solingen, shtatorin e kaluar. Sot, gruaja doli përpara gjykatës, por nuk foli dhe nuk pritet që të dëshmojë.

Nëna ka pretenduar se fëmijët ia vrau një person i maskuar, që i hyri në shtëpi. Por, hetuesit nuk gjetën asnjë provë që të mbështeste këtë pretendim të saj.

Madje, gruaja tentoi edhe vetëvrasjen duke u hedhur në shinat e trenit në Stacionin Qendror të Dyzeldorfit, por u shpëtuar nga disa persona.



Të ndryshme
Më shumë
Shkupi dhe Kumanova me më shumë raste aktive me coronavirus21 October 2021
Borell dhe Lajçak takojnë Kurtin dhe Bislimin15 June 2021
Të martën në ora 14 takohen Zaevi e Thaçi 2 August 2020