Nga Rajoni
15 June 2021
Ndodh edhe kjo, qytetarit ia mbollën arën me kanabis

Një qytetar ka lajmëruar policinë pasi që ka gjetur bimë të kanabisit të mbjella në arën e tij.

Rasti ka ndodhur në Komunën e Vushtrrisë, më saktësisht në fshatin Karaçë.

“Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se në arën e tij janë mbjellë bimë narkotike të llojit kanabis sativa. Me vendim të prokurorit, 82 bimët do të shkulën dhe do të shkatërrohen në vendin e ngjarjes.”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Bazuar në raportin 24-orësh të policisë, rasti është ende duke u hetuar.



Të ndryshme
Më shumë
Dardan Krivaqa paska pasur këtë familjar në polici, ajo ia paska mbyll të gjitha rastet! 7 September 2021
ASH-Taravari: Mbyllja e kazinove ilegale online një teatër politik, problemi i vërtetë janë kazinotë fizike13 June 2025
Sela uron fillimvitin shkollor 1 September 2021