ShowBiz
15 May 2020
“Koncert në izolim” i Dino Imerit

Pianisti i njohur Dino Imeri sot në orën 18:00 në Muzeun e Luftës Maqedonase do të mbajë koncert të titulluar “Koncert në izolim”. Paraqitja e drejtpërdrejtë do të përmbajë veprat e Betovenit, Bramsit, Debisit, Rahmanjinovit, etj. Koncerti do të realizohet në sallën e muzeut, ndërsa publiku do të mund ta ndjekë përmes profilit të Muzeut në rrjetin social Fejsbuk.

Imeri (1990) një nga pianistët me renome në Maqedoninë e Veriut. Ka perfomruar me sukses të madh në Filarmoninë e Strasburgut, Filarmoninë e Sofjes, Filarmoninë e Maqedonisë, Orkestrën Simfonike dhe Kamertale të FAM, Operës dhe Baletit Nacional, Orkestrës Kamertale të Rinisë Muzikore të Maqedonisë. Ka performuar në skena prestigjioze të Evropës.

Është fitues i një numri të madh të çmimeve dhe mirënjohjeve, ndërsa ka edhe botime diskografike vendore dhe ndërkombëtare. Nga dhjetori i vitit 2018 ka marrë titullin docent dhe ligjëron disa lëndë në Fakultetin e Arteve Muzikore në Shkup.



Të ndryshme
Më shumë
Nuhi Neziri kandidat i BDl-së pe?r Komune?n e Tearce?s29 June 2021
Një legjendë shqiptare mes 50 filmave më të mirë në një garë botërore me afro 7 mijë pjesëmarrës - historia e “BESA”, filmit të realizuar me AI 7 October 2026
Avokati i Veselit i thotë gjykatësit “nxjerre kamxhikun”, reagon kryeprokurori Smith: Po na kërcënon16 February 2021