Nga Rajoni
15 June 2021
Kush janë dy serbët që Kurti ia përmendi Vuçiqit në takim

Kryeministri Albin Kurti ia ka përmendur Aleksandër Vuçiqit në takimin që ka pasur në Bruksel dy serbë Veljko Odaloviqin dhe Zoran Angjelkoviqin lidhur me njohuritë që këta dy kanë për personat e zhdukur me dhunë gjatë kohës së luftës në Kosovë raporton Gazeta Express.

Veljko Odaloviqi ka qenë udhëheqësi kryesor jugosllav në Kosovë pas vitit 1997, ndërkaq tani mban postin e Presidentit të Komisionit për Personat e Zhdukur në qeverinë e Serbisë.

Kurse Zoran Angjelkoviq ka shërbyer si President i Këshillit Ekzekutiv të Përkohshëm për Kosovën nga viti 1998.

Në katër propozimet që kryeministri Kurti ia ka bërë Vuçiqit në tavolinë në pikën katër shefi i qeverisë kosovare ka kërkuar që për çështjen e të pagjeturve të pyeten Odaloviq dhe Angjelkoviq të cilët kanë udhëhequr me Kosovën e okupuar.

 “Për çështjen e të pagjeturve, të të zhdukurve me dhunë, duhet larguar nga pozita që ka dhe duhet marrë në pyetje kreun e delegacionit serb, z. Veljko Odaloviq, i cili në vitet 1997-1999, ishte “naçelnik i qarkut të Kosovës”, dhe udhëhiqte me Kosovën e okupuar bashkë me z. Zoran Angjelkoviq”, ka thënë Kurti.



Të ndryshme
Më shumë
Nga Biljana Plavshiq te Ratko Mlladiqi: Kisha Serbe mbron krimet e luftës dhe nderon të dënuarit për krime 7 October 2026
Shtatë viktima dhe 115 raste të reja me Covid-19, shërohen 40 pacientë 5 July 2020
Capital T do t’i paguajë të gjitha shpenzimet financiare për funeralit e kamarierit që u vra mbrëmë në Velipojë28 June 2021