Nga Rajoni
27 June 2020
Përzgjedhja e kandidatëve/ Republikanët Amerikanë: PD po tregon lidership model për Shqipërinë

Instituti Republikan Amerikan ka përshëndetur vendimin e Partisë Demokratike për zgjedhjen e anëtarëve të kësaj force, si dhe kandidatët për deputetë apo kryetarë bashkie.

Drejtori i Programit për Europën pranë Partisë Republikane të SHBA-ve, Thibauld Muzeurges shprehu konsideratën e tij për procesin zgjedhor që selia blu po ndërmerr brenda radhëve të saj, për të zgjedhur nga anëtarësia kandidatët për deputetë dhe kryetarë bashkish.

“Dje,@lulzimbasha_al&@pdshqiperi ndërmorën një hap të guximshëm në zgjedhjen e kandidatëve për të partisë në mënyrë transparente nga anëtarësia e saj. Duke paraqitur një sërë rregullash të qarta për procesin e primareve, PD po tregon lidership në përzgjedhjen e kandidatëve si dhe një model për Shqipërinë dhe tërë rajonin.”, shkruan Muzeurges.

Ky proces është mbështetur dhe asistuar edhe nga Fondacioni Ëestminister dhe Partia Konservatore në Britaninë e Madhe.



Të ndryshme
Më shumë
VIDEO/ Pas Velipojës, përplasje për shezlongët edhe në Ksamil28 June 2021
Spiropali: Heqja e masave të BE-së ndaj Kosovës konfirmon rrugën e drejtë të vendit19 March 2026
Valbon Limani betohet si kryetar i Komunës së Gostivarit16 January 2026