Nga Vendi
16 June 2021
Dje janë vaksinuar gjithsej 5.611 qytetarë në Maqedoni, 452.093 qytetarë janë paraqitur për vaksinim

Ministria e Shëndetësisë njofton se vaksinimi po zhvillohet pandërprerë në të gjitha pikat në vend.

Nga atje thonë se janë në aplikuar gjithsej 458.131 doza të vaksinave, ndërsa 195.048 qytetarë janë rivaksinuar.

“Dje janë vaksinuar gjithsej 5.611 qytetarë. Dozën e parë të vaksinës dje e kanë marrë 3.606 qytetarë. Numri i personave që kanë shprehur interes për vaksinim përmes ueb-platformës vakcinacija.mk është 452.093 qytetarë.

Sipas të dhënave të fundit, 48% e popullsisë mbi moshën 70 vjeç kanë marrë të paktën një dozë vaksine. Sipas të dhënave të fundit, 42% e popullsisë mbi moshën 65 vjeç kanë marrë të paktën një dozë vaksine. Sipas të dhënave të fundit, 36% e popullsisë mbi moshën 60 vjeç kanë marrë të paktën një dozë vaksine”, njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Nga MSH u bëjnë thirrje qytetarëve që të regjistrohen në platformën vakcinacija.mk sepse është mënyra më e lehtë
dhe e shpejtë për për të caktuar termin për vaksinim./Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
Pa interpelancë për Fillkovin, Gashi mbështet studentët dhe kërkon respektim të Ligjit për Gjuhët 9 February 2026
Kush është kandidati i Aleancës për Shqiptarët për Tetovën? 7 September 2021
BE i kërkon Izraelit të ndalojë operacionet në Liban dhe të respektojë sovranitetin 8 April 2026