Nga Rajoni
16 June 2021
BE heq kufizimet e udhëtimit, Rama: Ia dolëm, Shqipëria nuk ndalet

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pasi Bashkimi Evropian vendosi heqjen e kufizimeve të udhëtimit për udhëtarët nga Shqipëria. Në një postim në llogarinë e tij në Facebook, Rama shkruan se ky është lajmi që prisnim.

Kreu i qeverisë shprehet se kjo është një sfidë e kaluar tashmë dhe se Shqipëria, “nuk ndalet më në ngjitjen e saj drejt majës ku e meritojnë fëmijët tanë”

BE heq kufizimet e udhëtimit, Rama: Ia dolëm, Shqipëria nuk ndalet më në ngjitjen drejt majës.

POSTIMI

“Bashkimi Europian ka hequr kufizimet e udhëtimit për udhëtarët nga tetë vende dhe territore jashtë BE, duke përfshirë edhe Shqipërinë. Ia dolëm edhe kësaj sfide, sepse NE, SHQIPËRIA, NUK NDALEMI MË në ngjitjen tonë drejt majës ku e meritojnë fëmijët tanë.”

Kujtojmë se 27 ambasadorët e Bashkimit Evropian ranë dakord sot që të hiqen kufizimet e udhëtimit për udhëtarët nga Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut. Kështu, vendi ynë futet në listën e vendeve të tretë të sigurta për kryerjen e udhëtimeve jo esenciale.



Të ndryshme
Më shumë
Zgjedhjet në RMV: 9.000 persona të sëmurë dhe të pafuqishëm kanë kërkuar të votojnë nga shtëpia15 October 2025
Zbulohet misteri i gruas që u gjet në ishull, por që nuk mban mend emrin e saj22 September 2021
Bytyqi: Është përmirësuar standardi i jetesës në Maqedoni17 September 2021