ShowBiz
16 June 2021
Luana paralajmëron këngën e re “Një mijë vjet”

Këngëtarja dhe prezantuesja e njohur shqiptare, Luana Vjollca, do të sjellë së shpejti këngën e saj më të re.

Ajo ka paralajmëruar se me datë 18 qershor, do të jetë gati kënga dhe klipi i saj më i ri, “Një mijë vjet”.

Këtë gjë, Vjollca e ka bërë të ditur përmes një videoje të publikuar në rrjetin social Instagram, ku ka shfaqur disa momente nga klipi.

Në sekuencat nga klipi të publikuara në Instagram, bukuroshja Vjollca ka bërë të ditur se do të vijë me një paraqitje mjaft atraktive në klipin e këngës, e cila është xhiruar në bregdetin shqiptar.



Të ndryshme
Më shumë
Kos në Shkup: Evropa nuk mund të jetë e bashkuar pa Ballkanin Perëndimor 1 July 2025
Komuna e Strugës kërkon që viti i ri shkollor të shtyhet për më 20 shtator31 August 2021
Oriola Marashi provokon nga pishina, poston fotot e nxehta24 January 2021