ShowBiz
17 June 2021
Me këtë reper Tayna po sjell këngë të re!

Reperja e njohur kosovare, Tayna, nuk po ndalet së punuari për hite të reja.

Pas suksesit me këngën ‘Ti harro’, reperja përsëri do të sjellë një duet, shkruan Indeksonline.

Indeksonline përmes burimeve ka mësuar që Tayna së shpejti do të publikojë duetin e radhës në bashkëpunim me reperin francez, L’Algérino, me të cilin ka publikuar këngën ‘Moona’ në muajin Janar.

Kënga e re do të titullohet ‘La boca’ dhe do të realizohet me videoklip.

Publikimi i kësaj këngë do të bëhet së shpejti dhe pritet të shndërrohet në hit./Indeksonline/



Të ndryshme
Më shumë
Psikologia Bona Miekley flet për dashurinë, shpirtin binjak dhe dhimbjen e zemrës20 February 2026
BDI e shqetësuar për zhvillimet në MPB: Po përjashtohen shqiptarët nga pozitat udhëheqëse në polici13 May 2025
Anglezi gjen një “shishe të shtrigave” të shekullit XIX – përmbante flokë, urinë dhe një dhëmb njerëzor 6 July 2021