Nga Rajoni
17 June 2021
Shefqet Krasniqi shtrihet në QKUK, i rëndohet gjendja pasi u infektua me koronavirus

Hoxhë Shefqet Krasniqi është infektuar me COVID-19.

Gazeta inFokus mëson se hoxhë Krasniqi është shtrirë në Klinikën Infektive pasi iu rëndua gjendja shëndetësore.

E që Krasniqi ka probleme shëndetësore e kanë bërë të ditur edhe në faqen e tij ku njoftohen ndjekësit se në këtë javë ai nuk do të mbajë ligjëratën e përjavshme për shkak të problemeve shëndetësore.

“Këtë javë nuk do të mbahet ligjërata e përjavshme e tefsirit për arsye shëndetësore të hoxhës Shefqet Krasniqi, me lejen e Allahut do të vazhdojmë nga java e ardhshme”, thuhet në njoftimin në faqen e Krasniqit në facebook.

 



Të ndryshme
Më shumë
Ftesa për dasmë e familjes kosovare bëhet virale: Ndalohen fëmijët sepse “po ladrojnë nëpër restorant”23 July 2021
BDI: Shteti po largohet nga vlerat evropiane, po bëhen punësime pa barazi dhe pa transparencë 5 July 2025
Shehu: Listat e hapura në zgjedhjet lokale do të jenë test për zgjedhjet kuvendare18 June 2021