Nga Vendi
27 June 2020
Vetura merr flakë në lëvizje në autostradën Tetovë-Shkup, nuk ka të lënduar (foto)

Para rreth gjysmë ore në autostradën Tetovë-Shkup, një makine tip Benz-Mercedez me targa të Gostivarit është përfshirë nga flakët. Makina në momentin e ndezjes së flakëve ka qenë në lëvizje dhe sapo kishte kaluar pikë-pagesën e Tetovës në drejtim të Shkupit. Makina është djegur tërësisht, siç shihet edhe nga fotot, ndërkohë që nuk raportohen të lënduar gjatë këtij aksidenti. Ne vendngjarje kanë mbërritur tre makina te zjarrfikësve, sepse zjarri përveç makinës, ka përfshirë edhe pjesën e barit jashtë autostradës.



Të ndryshme
Më shumë
Prokuroria me detaje për vdekjen e 42-vjeçarit nga Tetova25 November 2025
Hynë në fuqi masat që Qeveria e Maqedonisë i vendosi në vendkalimet kufitare 1 September 2021
Hashimica, Xhaferica ose Ramadanica – fenomeni që fsheh identitetin e grave27 September 2021