Nga Vendi
17 June 2021
Zbulohen 100 rrënjë kanabisi në Tetovë, arrestohen 3 persona (VIDEO)

Nëpunësit e policor nga SPB-Tetovë, dje (16 qershor) rreth orës 18:00 kanë privuar nga liria A.SH (24), R.K (30) dhe I.T (26) nga Shkupi të cilët u gjetën në zonën midis Tetovës gjegjësisht në Nerasht dhe në Radush të Shkupit, të cilët dy*shohen për kultivimin e ka*nabisit.

Në atë lokacion janë zbuluar 100 rrënjë kan*abis.
“Kan*abisi” i gjetur dhe disa objekte të tjera u dokumentuan me foto dhe u morën për ekspertizë, dhe tre personat, në koordinim me Prokurorin Publik nga Prokuroria Themelore Publike Tetovë, u mbajtën në Stacionin Policor Tetovë për sqarim dhe dokumentim të plotë të çështjes. Në ndërkohë sot ata do të sillen para një gjykatësi të procedurës paraprake në Gjykatën Themelore në Tetovë”, informojnë nga Sektori për Punë të Brendshme – Tetovë.

https://mk.tv21.tv/wp-content/uploads/2021/06/marihuana-tetovo.mp4?_=1



Të ndryshme
Më shumë
U shfaq duke u puthur me një vajzë, Sara Kolami “zhduk” Drilon Ramën nga rrjetet 6 May 2025
Vajza e Remzie Osmanit pozon krah prindërve 23 September 2026
Kameramani Shenoll Ahmeti e humbi betejën me Kovid-19 1 July 2020