Sport
17 June 2021
Trajneri rus refuzon ta bëjë gjestin e Ronaldos, e kënaq Coca Cola

Gjesti i Cristiano Ronaldos duke larguar dy shishet e Coca Cola-s nga tavolina e konferencës për media në EURO20 është bërë tashmë virale.
Dikush po bën shaka, e dikush e ka marr me seriozitet, por trajneri i Rusisë, Stanislav Cherchesov e bën të kundërtën.

Pas fitores kundër Finlandës, Cherchesov i paraqit në konferencë dhe gjestin e parë që e bëri ishte hapja e një shishe Cola, të cilën e piu.
“Kurrë s’i them jo, nëse është e ftohtë”.

Gjestin e njëjtë si të Ronaldos, e bëri edhe mesfushori i Kombëtares së Italisë, Maneul Locatelli – i cili pas dy golëshit kundër Zvicrës, largoi dy shishet nga tavolina e konferencës për media.
Përveç dyshes, Ronaldo dhe Loca – ishte Paul Pogba ai që bëri një largim të shisheve, por jo të Cola-s, por të birrës ‘Heinneken’.



Të ndryshme
Më shumë
Varianti Delta, bie efektiviteti i vaksinave pas 3 muajsh19 August 2021
MPB: Ndalohet 30-vjeçari që gjuajti me armë në Çair27 October 2025
Sara Hoxha tregon kuptimin e veçantë që fshihet pas emrit të vajzës së saj, Poem 9 July 2021