Kuriozitete
18 June 2021
Njihuni me luanin që po parashikon saktë çdo ndeshje të Euro 2020

Luanët janë kafshë të zgjuara, por ky luan nga Tajlanda duket se ka një talent të fshehur…

Një luan nga një kopsht zoologjik në Tajlandë është bërë viral në rrjetet sociale, sepse që nga fillimi i këtij Europiani, ka parashikuar saktë çdo rezultat.

Ndeshjet e Kampionatit Europian që janë luajtur deri tani janë parashikuar prej tij kush do t’i fitojë, kështu që bastet duhet të tregojnë vëmendje.

Luani i llojit albino, vendoset përballë disa zinxhirëve që kanë mish dhe flamurin e kombëtareve që luani parashikon ndeshjet, transmeton lajmi.net.

“Boi’’ është 8 vjeç. Ai parashikoi fitoren e Anglisë në sfidën ndaj Kroacisë dhe fitoren e Holandës kundër Ukrainës, ndërsa për dy sfidat e sotme ka parashikuar fitore të Portugalisë përballë Hungarisë dhe triumf të Francës përballë Gjermanisë./



Të ndryshme
Më shumë
Ish komandanti i UÇK-së, Nazim Bushi nesër do të marr detyrën e zëvendësministrit në MPB16 September 2020
KSHZ: Jehona e votuesve deri në ora 11 është 10,22 për qind17 October 2021
Strehimi i afganëve, Rama flet për “The Guardian”: Dua t’ju jap mundësinë të marrin frymë sërish17 August 2021