Nga Vendi
21 June 2021
Topallov: Gjithë historia në Maqedoni bazohet në gënjeshtra

“E gjithë shkenca e historisë në Maqedoni bazohet në gënjeshtra dhe falsifikime”, tha prof. Kiril Topalov, anëtar i Komisionit të Përbashkët midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut për çështjet historike midis dy vendeve në “BTV“.

“Ka shumë njerëz në Bullgari që e kritikojnë komisionin tonë historik, se nuk e bëjmë punën si duhet. Si ta bëjmë punën me njerëz që shtrembërojnë qëllimisht faktet historike?”, tha ai.

Sipas tij, vendet evropiane mendojnë në mënyrën e duhur dhe shohin kush po mbron orientimin e tyre evropian.

Ai thotë se qëllimi i vizitës së kryeministrit Zoran Zaev është që disi ta vendosë Bullgarinë në pamundësi për të refuzuar atë që dëshiron Maqedonia.

Nga Qeveria e RMV-së thonë se deklaratat e disa politikanëve bullgarë janë veprime kundër fqinjësisë së mirë dhe miqësisë, duke komentuar ish-ministrin Bullgar të Mbrojtjes Krasimir Karakaçanov dhe eurodeputetin Angel Xhambaski.



Të ndryshme
Më shumë
Violete Kukaj në Amerikë, asnjë fjalë për luftëtarët që iu këndoi18 September 2026
Dy persona në RMV nën kallëzim penal për keqpërdorim të autoritetit zyrtar dhe mashtrim27 January 2026
Adrola Dushi reagon sërish për protestat: Mos bëfshi pikën e hajrit ata që justifikojnë trajtimin mizor të studentëve22 October 2026