Nga Rajoni
21 June 2021
Albin Kurtit i kërkohet të raportojë në Kuvend pas takimit me Vuçiqin

Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit iu është kërkuar që pas takimit që pati me 15 qershor në Bruksel me presidentin serb, Aleksandër Vuciq, të raportojë para deputetëve në Kuvend të Kosovës, raporton Gazeta Express.

Këtë çështje e ka shtruar deputetja e PDK-së, Ariana Musliu Shoshi që përmes një shkrimi në Facebook, ka pyetur se a do të raportojë Kurti para deputetëve.

Ajo tutje, ka thënë se është përgjegjësi e kryeministrit që të tregojë në detaje atë se cka është diskutuar në takimet në Bruksel.

“Disa ditë në Bruksel, disa takime atje, por kryeministri ende në heshtje. Pyetja ime për kryeministrin është se a do të raportojë në Kuvend për takimin me Vuçiqin dhe kur do të ndodhë kjo?

Është përgjegjësi shtetërore dhe morale ndaj qytetarëve qe kryeministri të tregojë në detaje për takimet në Bruksel, e jo që gjithçka të tentojë të përmbyllë me një status të vetëm në Facebook”, tha ajo./GazetaExpress/



Të ndryshme
Më shumë
Deri në orën 18:00, vetëm dy parti kanë dorëzuar ankesa në Gjykatën Adminisistrative21 July 2020
Marjana Koçeku apel për mbrojtjen e lumit të Currajve: Mos lejoni betonizimin dhe ndërtimin e digave26 June 2026
Britania dhe Evropa duhet të përgatiten për një NATO pa ShBA27 March 2026