Nga Bota
22 June 2021
U nda nga bashkëshorti, 42 vjeçarja feston me tupana

Ashtu siç u martua, festoi edhe divorcin. Çilem Ulkerler, 42 vjeçe nga Adanaja në Turqi pasi përfundoi procesin gjyqësor me bashkëshortin bëri festë në lagje me tupana.

E quan fitore ndarjen pas një procesi dy vjeçar ndaj vendosi që të thirrte daullexhin, mblodhi shoqërinë dhe gëzuan së bashku këtë moment.

Kjo habiti banorë të tjerë të qytetit por edhe vetë daullexhiun i cili thotë se është hera e parë që e thërrasin një festë divorci.

42-vjeçarja është nënë e dy fëmijëve ndërsa ishte e martuar prej 18 vitesh. Dhuna dhe problemet ekonomike thonë se e çuan drejt divorcit.



Të ndryshme
Më shumë
Zaevi, Bytyqi dhe Hoxha në takim me vreshtarët nga Kavadari 8 September 2020
"Monstra” vazhdon me dëshminë e nëpunësit policor 3 September 2020
Ledri Vula përjetëson në trup kujtimin e veçantë për të dhe vajzën15 September 2026