Nga Bota
22 June 2021
Vendi ku do të burgosen ata që refuzojnë të vaksinohen

Presidenti i Filipineve, Rodrigo Duterte, ka kërcënuar me burg të gjithë ata njerëz që refuzojnë të vaksinohen kundër koronavirusit.

Filipinet janë përfshirë nga një valë e rëndë Covid-19, duke u bërë një nga vendet aziatike që është goditur më fort nga pandemia.

“E keni në dorë vetë: bëni vaksinën ose ju fus në burg”, tha të hënën Duterte, gjatë një fjalimi.

Kjo deklaratë e Presidentit bie ndesh me ato të ekspertëve mjekësorë të vendit, të cilët kanë thënë se vaksina nuk është e detyrueshme.

Deri në 20 qershor, Filipinet kanë vaksinuar 2,1 milionë njerëz, nga 110 milionë që është popullsia e këtij vendi./A2CNN



Të ndryshme
Më shumë
Pa asnjë koncert por jeton mes luksit, Leonora Jakupi pozon me çantë super të shtrenjtë23 September 2021
Talat Xhaferi: Ja synimet e BDI-së për qeverinë e re11 July 2020
Një vit nga vdekja e vëllaut të Gjestit, reagon motra: Marre ju qoftë që publikoni foto tek varri... 26 September 2026