Nga Bota
22 June 2021
E habitshme! Drejtori i televizionit shtetëror i kërcënon me vrasje kritikët e Kadirovit

Drejtori i Televizionit Shtetëror të Çeçenisë, Chingiz Akhmadov, i ka kërcënuar me vdekje ata që i quajti armiq të pushtetarit të fuqishëm, Ramzan Kadirov.

Akhmadov, që është drejtor i Televizionit Shtetëror Grozny dhe Kompanisë për Radiotransmetik, tha përmes një videoje në Instagram se ai qëndron me Ramzan Kadirovin, shkruan Free Europe, transmeton Gazeta Express.

“Nëse dikush duhet të vritet, nëse dikush e meriton vdekjen, atëherë ne do të vrasim. Nëse është e nevojshme që të themi një fjalë, atëherë ne do ta themi atë fjalë”, tha Akhmedov.

“Armiku i Ramzan Kadirovit është armik i popullit çeçen dhe armik i imi personalisht”, shtoi ai.

Nën pushtetin e Kadirovit, shërbimet e sigurisë në Çeçeni janë të njohura për shkeljen e të drejtave të njeriut, sidomos të kundërshtarëve politikë, të cilët dyshohet se torturohen, rrëmbehen dhe madje vriten përmes operacioneve jashtëgjyqësore.

Kadirovi, i cili në disa raste ka kërcënuar se do t’i burgosë ose do t’i vrasë kritikët e tij, më parë ka thënë se kërcënimet me vdekje dhe frikësimet janë pjesë e “etikës çeçene”.



Të ndryshme
Më shumë
Carovska: E ndjekim me vëmendje gjendjen në shkolla, përqindja e infektimeve është shumë e ulët23 September 2021
Tetova do të jetë qendra e volejbollit të plazhit për 15 ekipe nga shtete të ndryshme të Ballkanit26 June 2025
Gostivar, grushta prindërve dhe familjarëve të tjerë21 June 2021