Nga Vendi
22 June 2021
Babai i Almirit, Sedat Aliu më 3 korrik do të lirohet nga burgu

Gjykata e Apelit ka pranuar ankesën e Sedat Aliut për lirim të parakohshëm nga masa efektive me burg për të cilën u dënua me 6 muaj heqje lirie.

Në ankesën e dërguar nga avokati mbrojtës Besnik Sulejmani potencohen arsyet dhe obligimet familjare të Sedat Aliut.

Për dy të afërmit e tij Abdulla Aliu dhe Sami Demiri të dënuar me nga 9 muaj burg efektiv për veprën penale dhunë, masa mbetet në fuqi.

/Alsat/



Të ndryshme
Më shumë
Këngëtarët që votuan në Kosovë 18 October 2021
Lajmi i fundit: Arrestohen komandantët e dy pikave kufitare dhe krejt policët që ishin në ndërrim14 March 2022
Rama: S’kemi pse presim BE për të bashkëpunuar, konflikti Kosovë-Serbi nuk duhet ta mbajë peng rajonin 2 July 2021