ShowBiz
22 June 2021
Toyota Supra e Paul Walkerit shitet për një çmim marramendës

Vetura ikonike, Toyota Supra me ngjyrë portokalli, e prodhuar më 1994 dhe e vozitur nga aktori i ndjerë, Paul Walker, në filmin “The Fast and the Furious”, është shitur për 550.000 dollarë.

Kjo veturë ishte përdorur gjatë xhirimit të filmit me famë botërore dhe ishte ngjyrosur për t’u dukur më ndryshe, para se të kthehej në gjendjen origjinale, kur doli në shitje në ankand.

Kompania japoneze e ndërpreu prodhimin e këtij modeli në Shtetet e Bashkuara më 1998, por e “ringjalli” emrin e veturës në një model të ri të vitit 2020, pjesërisht edhe për shkak të famës së krijuar nga njëri prej filmave më të suksesshëm të të gjitha kohërave.

Sipas një faqeje për vetura, një model i ngjashëm në gjendje të përkryer, pa ndonjë lidhje me Hollywood-in, do të vlente rreth 134 mijë dollarë, shkruan Fox News, transmeton Gazeta Express.

Paul Walker vdiq më 30 nëntor të vitit 2013 pas një vetaksidenti të rëndë me veturë.



Të ndryshme
Më shumë
Bashkimi dhe Ada kapen mat së bashku në një lokal, konkurrentja duke bërë lëvizje provokuese me të pasmet11 October 2021
Dalin detaje tronditëse nga klinika ku vdiq këngëtari grek13 September 2026
Nga Serbia: 450 familje serbe duan të kthehen në Gjakovë29 June 2021