Nga Vendi
23 June 2021
Maqedonia çmimet e naftës dhe energjisë elektrike si Gjermania e Zvicra, kurse rrogat si Afganistani

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut kohën e fundit janë të revoltuar me rritjen e çmimit të akcizave të naftës për 3.5 den dhe kjo do të ndikojë direkt në xhepat e qytetarëve të këtijë vendi.

Pas shtrenjtimit të derivateve paralajmërohet edhe rritja e çmimit të energjisë elektrike ku edhe kjo do të ndikojë në xhepin e qytetarëve.

Kurse para disa muajve u rritën edhe disa produkte ushqimore ku një litër vaj kaloi 100 den kur krahasohet me Gjermaninë që 1 litër vaj e ka 0.80 cent.

Pandemia ka varfëruar tejmase qytetarët dhe duhet kohë që ekonomia e vendit të kthehet si para pandemisë që do të thotë jo që kemi pasë ekonomi të shkëlqyer por sado pak qytetarët ia kanë dalë mbarë.

Si duket Maqedonia e Veriut me rritjen e çmimeve të naftër, endergjisë elektrike dhe produkteve ushqimore shkon drejt standardit të Gjermanisë dhe Zvicrës kurse një gjë nuk rritet në këtë vend që ështa paga e qytetarëve.



Të ndryshme
Më shumë
Ted Kopliku në Forumin Botëror për Demokracinë: “Demokracia mund të rilindë vetëm përmes pjesëmarrjes dhe besimit”13 November 2025
Grubi: Opozita le t’i rrij “gatitu” himnit të VMRO-së, se ata “SUN RRIN ME NEVE” 7 October 2021
Rama zbulon “sekretin shtetëror” në Prishtinë: Vjosa Osmani u kërcënua për dy vite16 February 2026