Nga Bota
23 June 2021
Merkeli për dozë të dytë mori një vaksinë tjetër, jo AstraZeneca-n

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, e ka marrë vaksinën e kompanisë amerikane, Moderna, si dozë të dytë të vaksinimit kundër sëmundjes Covid, ndonëse në prill për dozë të parë e mori vaksinën e kompanisë AstraZeneca.

Televizioni BBC, duke cituar një zëdhënës qeveritar, raportoi të martën se Merkeli e ka marrë vaksinën e Moderna-s këtyre ditëve. Miliona doza të vaksinës së AstraZeneca-s janë dhënë në Evropë, por ende ka shqetësime për lidhjen e mundshme të saj me mpiksjen e gjakut.

Revista “Nature” raportoi muajin e kaluar se shkencëtarët janë duke e hulumtuar efikasitetin e përzierjes së vaksinave për Covid-19 dhe zbuluan se sistemi imunitar mund të ofrojë reagim të mjaftueshëm, shkruan Fox News, transmeton Gazeta Express.

Raportohet se Gjermania është në mesin e disa shteteve që kanë vendosur të përdorin vaksina të kompanive Pfizer dhe Moderna si dozë të dytë për personat që për dozë të parë e kanë marrë vaksinën e kompanisë AstraZeneca.

Komisioni Këshillues Kombëtar për Imunizim tha të shtunën se personat që e kanë marrë vaksinën e AstraZeneca-s si dozë të parë duhet ta marrin vaksinën e kompanive Pfizer ose Moderna për dozë të dytë.



Të ndryshme
Më shumë
E revoltuar Tuna Sejdi kërkon shkarkimin e gjyqtares shqiptare që e dënoi me 8 muaj personin që dhunoi një 15-vjeçare27 October 2021
Ali Ahmeti nderon dëshmorët në Strugë dhe Kërçovë me rastin e 5 Majit 5 May 2026
Fauci: Ka gjasë që do të nevojiten tri doza për mbrojtje të plotë 3 September 2021