Nga Bota
24 June 2021
Prifti grek që iu gjet kokainë sulmon me acid klerikët që do të merrnin masa

Dhjetë persona, përfshirë shtatë zyrtarë të lartë të Kishës Ortodokse Greke, janë lënduar në një sulm me acid të kryer nga një prift që ishte në procedurë disiplinore në Athinë, thanë autoritetet greke.

Tre nga zyrtarët e Kishës ishin ende në spital pas sulmit që ndodhi të mërkurën mbrëma, ndërsa trajtim po marrin edhe dy avokatë. Një polic që shkoi në vendin e ngjarjes, i cili e arrestoi të dyshuarin, gjithashtu u dërgua me urgjencë në spital.

Ministri i Shëndetësisë, Vasilis Kakilias, tha se tre klerikë janë në gjendje serioze. Ai e përshkroi incidentin si të pashembullt dhe tragjik, shkruan The Guardian, transmeton Gazeta Express.

Mediet lokale raportuan se personat e sulmuar me acid kanë pësuar djegie, kryesisht në fytyrë dhe në duar.

Klerikët ishin në një takim ku po diskutonin për mundësinë që t’i hiqej statusi priftit të dyshuar për posedim të 1.8 gram kokainë në qershor të vitit 2018, raportoi e përditshmja greke, “Ta Nea”.

Kur doli para një prokurori publik në qytezën Veroia, prifti kishte pranuar se droga e klasit të parë ishte për përdorim personal.

Presidentja e Greqisë, Katerina Sakellaropoulou, e dënoi sulmin, ndërsa kryeministri Kyriakos Mitsotakis tha se është thellësisht i pikëlluar dhe tha se shteti do ta ofrojë tërë asistencën e mundshme mjekësore për viktimat.



Të ndryshme
Më shumë
“Lepiu ku pështyu” – Çfarë tha Butriniti për Kidën disa vite më parë 8 October 2021
Janë hapur vendvotimet në rajonin e Tetovës, 184,132 qytetarë me të drejtë vote15 July 2020
Ulen rastet e reja nga koronavirusi, publikohen të dhënat e 24 orëve të fundit nga Italia14 September 2020