Nga Vendi
24 June 2021
Ja emrat e katër kandidaturave të BDl për katër komunat e rajonit të Tetovës

Në kuadër të përcaktimit të kandidatëve për kryetar të komunave, Bashkimi Demokratik për Integrim, ka marrë vendim për emërimin e katër kandidaturave për katër komuna ku BDl shpreson të korrë fitore.

Sipas informatave jozyrtare BDl ka marrë vendim që për komunën Zhelinë, kandidat do të jetë Fatmir Izairi, kandidat i BDl-së për komunën Tearcë do të jetë Nuhi Neziri, kandidat në Bogovinë, kandidat i BDl-së do të jetë Besnik Emshiu, ndërsa në komunën Bërvenicë, kandidat i BDl-së është Arkin Jahiji.

BDl gjatë propozimit të kandidaturave ka parasysh meritokracinë, kompetencën dhe përkushtimin e kandidatëve për qytetarët ku pritet t’i fitojnë zgjedhjet.

Prej katër komunave që janë pjesë e rajonit të Tetovës, BDl udhëheq me Komunën e Tearcës. Me komunën e Bogovinës udhëheq kuadri i ASH-së Albon Xhemaili, të Zhelinës Blerim Sejdini nga Lëvizja Besa dhe Enver Pajaziti si kandidat i pavarur por i përkrahur edhe nga BDl, ASH dhe PDSH udhëheq me komunën e Bërvenicës.



Të ndryshme
Më shumë
Numbeo: Qytetarëve të Maqedonisë u nevojiten 97 euro në muaj për shpenzime komunale17 September 2021
OEMVP dhe diaspora drejt partneritetit për rritjen e investimeve në Maqedoninë e Veriut 4 August 2026
Kejvina “kall” fansat në bikine30 June 2021