Nga Vendi
28 June 2020
Dr. Florin Besimi dedikim emocional birit të tij: Do të fitojmë sepse jemi në rrugë të drejtë!

Dr. Florin Besimi personifikon politikanin modern shqiptar, të arsimuar, profesionalisht superior në ambientet shkencore, humanist në ambientet e punës, me ndjenjë të fuqishme në mbrojtje të interesit nacional por edhe shumë familjar i dashur, kur komunikon me birin e tij.

Të qenit familjar i dashur, me respekt dhe përkushtim, politikanët shqiptar nuk i kanë vënë shpesh në fokus, por, dedikimi i sotëm i Dr. Florin Besimit, kandidat për në Listën zgjedhore të BDI-së, për birin e tij, jep një mesazh sa të qartë, aq human e të vërtetë.
Rruga politike, kondensohet në një pyetje dhe një përgjigje të dr. Florin Besimit. Pyetje e esencës së angazhimit të tij shoqëror, nga biri i tij: Pse do të fitojmë babi? , përgjigja është sa e saktë aq edhe e realizueshme, përgjigje e mijëra veprimtarëve që për 20 vite, janë në ballë të interesit nacional, në ballë të sfidave të popullit që përfaqësojnë: Sepse jemi në rrugë të drejtë biri im

Një pyetje e tillë, anëtarësia e gjerë e BDI-së, por edhe mijëra anëtarëve të familjeve që i besojnë këtij vizioni, është i qartë, sepse ishte vetëm ajo rruga e drejtë që sjell fitoren.



Të ndryshme
Më shumë
OBRM-PDUKM, Osmanit: Mickoski dhe OBRM-PDUKM as nuk urrejnë askënd dhe as nuk janë albanofobë30 September 2025
Qeveria greke ofron 150 euro për të rinjtë që do të vaksinohen29 June 2021
Meteorologia kroate flet për temperaturat e larta në rajon: Kjo s’është normale23 June 2021