Nga Vendi
25 June 2021
Moti i qëndrueshëm me temperatura deri në 41 gradë Celsius

Moti në vend do të jetë me diell dhe shumë i ngrohtë me vranësira lokale të vogla deri në mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga drejtimi veriperëndimor. Pasdite do të ketë kushte për shfaqje të izoluar të shiut afatshkurtër dhe bubullima të rralla.
Temperatura e mëngjesit do të lëvizë nga 14 në 23, ndërsa temperature maksimale do të arrijë nga 33 në 41 gradë Celsius.

Në Shkup, moti do të jetë me diell dhe shumë i ngrohtë me vranësira të lehta deri në mesatare dhe erë e lehtë deri në mesatare nga drejtimi veriperëndimor. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në 20 gradë, ndërsa temperatura ditore do të arrijë deri në 40 gradë.

Në ditët në vijim, moti do të mbetet i ngrohtë me kushte për shfaqje të izoluar të shiut afatshkurtër dhe bubullimave të rralla. Do të ketë rënie të lehtë të temperaturës të dielën dhe të hënën.



Të ndryshme
Më shumë
Maqedonia e Veriut vetëm 30% drejt BE-së, sfidat mbeten në drejtësi dhe ekonomi25 March 2026
Shkupi dhe 43 komuna të tjera zgjodhën kryetarët e ri 1 November 2021
Lajmi i fundit/ Gjendet e vdekur një 25-vjeçare nga Kosova, dyshohet se është hedhur nga një ndërtesë pas tregut të gjelbërt në Tetovë 5 November 2025