Nga Rajoni
25 June 2021
Muhamet Hamiti: Kështu ishte pritur Ibrahim Rugova nga Shirak

Muhamet Hamiti, ish-këshilltari i Ibrahim Rugovës ka publikuar një video të para 23 vjetësh kur Rugova u prit në takim nga ish-presidenti francez, Jacque Chirac.

Këtë video Hamiti e publikoi një ditë pas takimit të parë të kryeministrit Albin Kurti me presidentin aktual të Francës, Emmanuel Macron.

“Kur Presidenti francez Jacque Chirac kishte pritur Presidentin Rugova në Paris. Para 23 vjetësh”, ka shkruar Hamiti.

“Ne duhet të ndalojmë operacionet serbe dhe ne duhet të krijojmë një klimë që mundëson suksesin e negociatave. Ne gjithmonë duhet të gjejmë një zgjidhje me negociata. Është më mirë të flasim me njëri-tjetrin para një katastrofe sesa më pas dhe ne duhet të mbrojmë njerëzit e Kosovës”, kishte deklaruar Rugova.



Të ndryshme
Më shumë
Mexhiti: Srebrenica është një paralajmërim për botën se ku mund të çojë urrejtja dhe heshtja11 July 2026
Nga Amerika vjen filmi i ri për Skënderbeun, pritet të shfaqet në ekranet e mëdha më 202727 September 2026
Vajza e Remzie Osmanit, shfaqet krah bashkëshortit 30 September 2026