Nga Vendi
25 June 2021
Gjobiten 243 shoferë në Shkup

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme vazhdoi me aksionet e përforcuara në komunikacion.

“Në territorin e Shkupit janë shqiptuar gjithsej 243 masa, prej të cilave 42 janë për tejkalim shpejtësie, 20 dënime për vozitje në gjendje të dehur, 27 kundërvajtje për motoçiklistët, 25 dënime për vozitje pa leje”, thonë nga policia.

Gjithashtu janë shqiptuar edhe 27 dënime për mosregjistrim të automjeteve, shtatë dënime për mospërdorim të rripit të sigurisë, 13 dënime për përdorim të telefonit, 10 dënime për errësim të xhamave, dy për kalim në të kuqe dhe 57 dënime për parkim jo të rregullt.

Aksionet të këtilla do të ketë edhe gjatë ditëve të ardhshme.

“U bëjmë thirrje qytetarëve që t’i respektojnë rregullat në mënyrë që ta risim sigurinë në komunikacion”, thuhet në njoftimin e policisë./Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
Publikoi i pari lajmin për gruan që lindi 10 fëmijë, gazetari kërkon falje24 June 2021
Beatrix në “Festivalin e Këngës” për të përkrahur Albanin Çfarë do të ndodhë sonte në “Big Brother VIP”28 December 2021
Rusia me rekord bombash në korrik, Ukraina paralajmëron përshkallëzim të luftës 7 August 2026