Sport
26 June 2021
Zyrtare: Maqedonia prej sot me trajner të ri, ja kush është (FOTO)

Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut në futboll prej sot ka trajner të ri, pas largimit të trajnerit të deritanishëm Igor Angellovski, i cili pas skualifikimit në Euro 2020 zyrtarisht paralajmëroi tërheqjen.

Bllagoja Milevski njihet për suksesin e arritur me përfaqësuesen e të rinjve në europianin 2017 në Poloni. Ai po ashtu është njeriu që kontribuoi tek shumica e lojtarëve aktual të përfaqësueses që u kualifikuan në Euro 2020.

Ai deri tani ka qenë trajner i seniorëve të reprezentacionit deri në 21, ndërsa në vend të tij pritet të emërohet Dragan Kanatllarovski. (INA)



Të ndryshme
Më shumë
Kryeministri i Shqipërisë, Rama iu bën thirrje qytetarëve të vaksinohen: Deri tani mbi 1 milion e 350 mijë vaksinime të kryera20 August 2021
Këto janë masat e reja për udhëtime në Evropë13 August 2021
Vjen reagimi i parë nga të afërmit e Behares pas largimit të saj të papritur nga BBVK 512 November 2026